Mateu Lahoz është vënë në shënjestër të kritikave të lojtarëve argjentinas për episodin e përplasjes mes Van Dijk dhe argjentinasve në fundin e ndeshjes.

“Ishim të shqetësuar përpara ndeshjes sepse e dinim çfarë arbitri do ta drejtonte ndeshjen. Psër një ndeshje kaq të rëndësishme nuk mund të zgjedhësh një arbitër të tillë. Tregoi se nuk ishte në lartësinë e duhur.

FIFA duhet të rishikojë ndeshjen dhe të reflektojë. Ndeshja nuk duhej të kishte shkuar në kohën shtesë. Vuajtëm shumë por në fund festuam. Van Gaal do të na bëjë të besojmë se krijon futboll të bukur por në të vërtetë skuarat e tij dinë të luajnë vetëm me topa të gjatë”.