Ditën e sotme në Tiranë u mbajt një marshim ku morën pjesë me qindra qytetarë të cilët protestuan kundër abuzimeve të cilat kanë ndodhur në periudhën e fundit në vendin tonë.

Ndër figurat kryesore politike, ka reaguar i pari Presidenti ilir Meta i cili ka mbështetur protestën dhe është solidarizuar me marshimin e mbajtur duke thënë se autorët e këtyre krimeve duhet të marrin një ndëshkim të rëndë ligjor.

“Dënoj me forcë rastet e fundit të abuzimit seksual të vajzave në Shqipëri dhe solidarizohem në mbështetje të protestave qytetare kundër këtij krimi, që meriton ndëshkim të rëndë ligjor”– shkruan Meta.