Kreu i shtetit Ilir Meta, ndodhet në Turqi në një vizitë zyrtare. Sot, ai është takuar me kryebashkiakun e Stambollit Ekrem Imamoglu, të cilin thotë se e ka falenderuar për mbështetjen dhe bashkëpunimin me vendin tnë.

“Një pritje shumë e ngrohtë nga Kryetari i Bashkisë së Stambollit, z.Ekrem Imamoglu. Stambolli është një qendër e rëndësishme botërore, me një popullsi prej gati 16 milionë banorë dhe 3 milionë vizitorë në ditë, ku përfshihet edhe komuniteti shqiptar i vjetër dhe i ri.

Me Stambollin, simbolin e Turqisë moderne dhe zhvillimit gjithmonë të vrullshëm ekonomik, kemi lidhje tradicionale, historike dhe kulturore shumë të forta, që duhet të bëjmë çmos t’i zhvillojmë më tej. E falenderova Kryebashkiakun Imamoglu për mbështetjen e fortë, që i jep bashkëpunimit me vendin tonë”, shkruan Presidenti Ilir Meta.