Kështu ish-truproja e Jackson, Matt Fiddes, ka zbuluar se si është e vërteta dhe çfarë kishte në të vërtetë brenda shtëpisë së këngëtarit.

“Ata (kritikuesit) përpiqen të tregojnë se ai ndërtoi një dhomë sekrete për fëmijë, por të gjithë ishin aty kur ai bleu shtëpinë dhe në të vërtetë ajo ishte një dhomë paniku.

Ai ishte një multi-miliarder dhe ishte shumë normale të kishte një dhomë paniku… mund të shtyje derën dhe ai kishte gjëra atje për ta kënaqur për disa ditë derisa problemi të zgjidhej.

Shumë herë njerëzit donin të futeshin brenda dhe alarmet fikeshin dhe stafi i thoshte të futej në dhomën e panikut.

Kështu, ajo nuk ishte në dhomë sekrete, është gjëja më qesharake që njerëzit mund të shpiknin”, është shprehur ish-truproja e Jackson.

Gjithashtu ai ka treguar se fansat e Michael mund të dëgjojnë së shpejti ndonjë këngë të re, të papublikuar më parë.

“Mendoj se ka më shumë albume që do të publikohen. Mendoj se do të ketë një biopik (film për një personazh të fanshmëm) pak a shumë si ai i Freddie Mercury”, është shprehur ish-truproja.

icon style