Kapen 29 emigrantë sirianë që synonin të kalonin kufirin ilegalisht, ndërkohë është shpallur në kërkim 57 vjeçari, banues në Kosovë, i cili transportonte klandestinët.
Ndalimi i tyre u bë i mundur në Milot të Lezhës gjatë natës, ku 57 vjeçari me inicialet R.S duke shfrytëzuar errësirën, ka mundur të largohet.
Në kuadër të operacionit të koduar “Korsia”, policia ka bërë me dije se 57 vjeçari po bënte transportimin e emigrantëve drejt vendeve të BE-së, në kundërshtim me ligjin, kundrejt pagesave 1000-8500 euro/person.
Vijon puna për kapjen e këtij shtetasi. Po vijon puna për kapjen e tij.