Në 8 qershor, Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman u bekuan me një fëmijë të dytë. Në jetën e tyre erdhi një tjetër engjëll, një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Alina, ashtu siç kishin lajmëruar edhe më herët. Lajmin e bukur e dha vetë Tolgahan, i cili shkroi në një postim në rrjete sociale:

“Mirë se erdhe në jetë princesha ime. ALINA. Ti na solle gëzim të gjithëve”.

Deri më tani çifti kanë ruajtur në maksimum privatësinë familjare dhe dje për herë të parë pas lindjes, Almeda ka bërë postimin e parë në Instagram. Me rastin e Ditës së Baballarëve, ajo i ka bërë një urim bashkëshortit të saj. Almeda ka postuar në Instagram disa foto dhe video të rralla, ku mes tyre shihet Tolgahan me Efehan, ndërsa në një tjetër shfaqen këmbët e vogla të Alinës të mbështetura mbi duart e Togahan.

“Faleminderit që je babai më i mirë për Efehan dhe Alinan. Të duam më shumë nga ç’mund ta imagjinosh. Gëzuar Ditën e Baballarëve dashuria ime”, shkruan Almeda në postimin e saj.

Mesa duket, bukuroshja ka vendosur që ta lëshojë dorën me fotot pasi ditën e sotme publikoi një ndër momentet më të ëmbla pas lindjes së bebushes së tyre. Në foto duket vogëlushja e sapoardhur në jetë dhe po ashtu edhe Tolgahan, i cili qëndron afër bashkëshortes dhe të bijës.

“8.06.2021”, mirë se erdhe ëngjëlli jonë Alina”, ka shkruar Almeda krahas kësaj fotoje kaq emocionuese.

fax web