Një 20-vjeçar është dërguar gjatë natës në spital, pasi është goditur me sende të forta. Sipas uniformave blu të kryeqytetit F. K., 20 vjeç dyshohet se është goditur nga një person ende i paidentifikuar. I riu nuk ka mundur ta njohë personin që e ka dhunuar, duke e bërë ngjarjen  të mistershme.

Ndërkohë, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

“Rreth orës 01:45, është dërguar për ndihmë mjekësore shtetasi F. K., 20 vjeç, pasi dyshohet se është goditur me sende të forta nga një person ende i paidentifikuar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit,” njofton policia. g.v/abcnews.al