Home SHOWBIZ Modeles së njohur i ishte thënë se nuk mund të arrinte asgjë...

Modeles së njohur i ishte thënë se nuk mund të arrinte asgjë në industrinë e modës

27

Modelja e famshme Heidi Klum ka një karrierë shumë të suksesshme në botën e modës.

Klum e cila kishte nisur rrugëtimin e saj në këtë fushë në vitin 1992, ka rrëfyer se si i kishin thënë se nuk do të arrinte asgjë në këtë industri.

“Kur fillova në vitin 1992 njerëzit më thonin: Oh jo, e ke trupin plot forma!. Nuk isha mjaftueshëm e dobët për askënd”, ka thënë Klum në një intervistë për Australia’s Body+Soul.

Mirëpo, kjo nuk e ka penguar vajzën nga Gjermania që të vazhdojë përpara, duke mos dëgjuar fjalët e të tjerëve, dhe sot ajo njihet si një prej modeleve më të famshme në botë.

Edhe vajza e saj, Leni 17-vjeçare, ka nisur të ndjekë hapat e nënës së saj, duke u bërë po ashtu modele.

Heidi ka thënë se gjëja më e rëndësishme për të cilën e ka mësuar vajzën e saj ishte që të mos bënte asgjë pa dashur.

“I kam thënë asaj, në fund të ditës ti duhesh të jesh e lumtur me vetën. Dhe mos bëj asgjë nëse nuk dëshiron ta bësh. Është në rregull të thuash jo. Nuk ke pse t’i kënaqësh gjithmonë të tjerët”, ka thënë Klum për këshillën që i ka dhënë të bijës.

Heidi Klum ka katër fëmijë me ish-bashkëshortin e saj, këngëtarin Seal.