“Mora fjalë” melodia që çon peshë mijëra zemra në stadium e përtej tij sa herë që luan kombëtarja shqiptare është kthyer së fundmi në një himn për tifozët, por edhe vetë lojtarët e Kombëtares kuqezi. Vargjet dedikuar heroit Adem Jashari janë kthyer në himnin e fitores . Kënga e interpretuar nga këngëtarja Shkurte Fejza është kompozuar nga artisti elbasanas Naim Gjoshi. Edhe pse ka më shumë se 20 vite që është kompozuar kjo këngë është kthyer në hitin e vitit në Shqipëri. Kompozitori Naim Gjoshi tregon për Egnatia news emocionet që ka përjetuar nga hovi që ka marrë kënga e kompozuar prej tij.