Kujdesi ndaj lëkurës tani që dielli është shumë i fortë, duhet të jetë primar. Edhe dermatologët këshillojnë mbrojtje sa më të lartë, sidomos në zona delikate siç mund të jenë nishanet.

Dermatologia Migena Vargu jep disa këshilla si të mbrohemi dhe tregon problemet që mund të shkaktohen nëse nuk kujdesemi:

“Ekspozimi i pakujdesshëm në diell që në moshë fëminore, bën që në një moshë më adulte të ketë tendencë që të shfaqen nishane të rrezikshme deri në melanom dhe jo më kot melanoma vihet re tani edhe në mosha shumë të reja që nuk ka qenë e zakonshme më parë. Edhe në mosha 20-30 vjeçare kemi pasur raste me melanom. Një individ duhet që në fillim të sezonit të verës të kontrollojë nishanet dhe më pas në përfundim të ekspozimit 3-4 mujor që zgjat po themi ekspozimi në diell, përsëri ti kontrollojë tek një mjek dermatolog. Në rast se shikon një ndryshim të nishanit, një zmadhim të madhësisë, një ndryshim të formës së nishanit nga një formë e rregull simetrike të filloj të bëhet e çrregullt patjetër duhet të drejtohen tek mjekët. Të shmangin qëndrimin në diell me orare shumë të zgjatura, të evitojnë qëndrimin nga ora 11:00 deri në orën 17:00 në diell. Patjetër kush ekspozohet në diell duhet të përdori dhe kremin e diellit, sidomos gjatë ekspozimit në plazhe, në pishina. Është mirë që të lyhet trupi gjysëm ore para ekspozimit në diell dhe të ripërsëritet lyerja çdo dy orë”.

Burimi: report Tv