Home ELBASANI SOT MUNGESA E KONTENIERËVE NË LAGJEN “SHËN KOLL”

MUNGESA E KONTENIERËVE NË LAGJEN “SHËN KOLL”

25

Rritet ndotja në këtë lagje të qytetit

Banorët e lagjes “Shën Koll” prej muajsh ankohen për mungesën e kontinierëve të mbetjeve dhe situatën shqetësuese që po krijohet nga mbetjet në lagjen e tyre. I vetmi kontenier sipas banorëve ndodhet shumë larg  dhe shpesh herë edhe edhe ata vetë i hedhin mbetjet në vende të ndryshme duke shkaktuar jo vetëm ndotje po edhe një pamje aspak të hijshmë për lagjen ku jetojnë.

Sipas tyre shqetësuese është fakti se edhe pastrami i kontenierëve nuk bëhet rregullisht dhe ata përballen edhe me rrezikun e përhapjes së infeksioneve.

Kjo nuk është hera e parë që banorët e kësaj lagjeje ankohen për këtë problematikë madje shprehen se disa herë janë ankuar dhe në institucionet vendore por mesa duket deri më tani nuk është dhënë një zgjidhje afatgjatë.