Mbledhja e sotme në Komisionin Parlamentar për Çështjet e sigurisë ka nisur me debate teksa po diskutohet në parim projektligji “Për trajtimin financiar të punonjësve të Shërbimit Informativ të Shtetit pas ndërprerjes së marrëdhënieve të punës” në cilësinë e komisionit përgjegjës.

Në këtë mbledhje deputetët e opozitës kanë kërkuar praninë e vetë kreut të SHISH, Helidon Bendo, i cili nuk ishte i pranishëm, por kishte dërguar disa përfaqësues, me pretendimin se vetëm dje ishin lajmëruar për seancën e sotme të Komisionit.

Drejtuesi i Komisionit, Nasip Naço tha se në rast se duan me doemos praninë e drejtorit Bendo, deputetët duhet të mbledhin 7 firma dhe ta thërrasin në Komision.

“Ne kemi vendosur një rregull që dhe ministritë të përfaqësohen në nivel tituallari”, tha Ferdinand Xhaferraj, ndërkohë që përfaqësuesja e SHISH tha se axhenda e Bendos ka qenë e ngarkuar.

“Besoj se të gjithë përfaqësuesit e SHISH janë të gatshëm që t’iu japin përgjigje të gjitha pyetjeve”, tha përfaqësuesja e SHISH.

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji kërkoi shtyrjen e shqyrtimit të projektligjit, deri kur “titullari i SHISH të gjejë kohën dhe të vijë”.

Ervin Salianji: Nuk e di çfarë ka më të rëndësishme drejtuesi i SHISH një herë është kjo kërkesë sidomos që bëhet fjalë për trajtimin financiar të punonjësve, se ne kemi pyetje që lidhen me këtë projektligj e që titullari i institucionit ka përgjegjësinë më të madhe të ngarkuar nga ligji.

Përderisa është projektligj i vjetër, ka mbetur në sirtarët e Kuvendit e është vetëm për ceshtje kohe, e shtyjmë kur të ketë kohë, e të mbajmë qëndrim politik.

Kjo është çështje që do një qëndrim të qartë e saktë që ka të bëjë me vizionin e drejtimit të zotërisë në krye të shërbimit se mbase mund të kërkojë më shumë trajtim financiar për punonjësit drejtuesi se sa vartësit e tij.

Kështu që e shtyjmë mbledhjen e mblidhemi herë tjetër e për të sqaruar publikun për këtë vendimmarrje, pse ndodh tani, edhe nëse ka të bëjë kjo me vendimmarrje që priten të merren në këtë institucion.

E shtyjmë besoj kur të ketë kohë, madje këtu janë përfaqësues të popullit, janë më shumë se 20 që vijnë për të dëgjuar dhe mendimin e SHISH drejtuesi i institucionit nuk gjen vend ta lëmë ta zgjedhë kur të dojë e mblidhemi ne i vihemi në dispozicion që në vend të japin këta llogari…