Kryetari  I PD Elbasan ka denoncuar ditën e sotme mungesën e investimeve në shkollën 9-vjeçare Naim Frashëri në Elbasan.

Blendi Himçi shkruan : E përcolla me neveri, teatrin e shëmtuar të kryeministrit në vizitën e tij në Elbasan dhe sidomos kur vuri këmbë në një nga shkollat më elitare të ciklit bazë jo vetëm në qytetin tonë, por në të gjithë Shqipërinë. Shkolla 9-vjeçare “Naim Frashëri” pavarësisht historisë së lavdishme me qindra personalitete që ka nxjerrë, lëngon nga degradimi dhe mungesa e investimeve.

👉Kryetari i Bashkisë nuk belbëzoi asnjë fjalë në takimin me shefin e tij, për t’i treguar se çdo investim për arsimin në Elbasan duhej të kishte nisur nga shkolla “Naim Frashëri”. Pamjet flasin më shumë se çdo qëndrim tonin.

👉Sot shkolla “Naim Frashëri” është pa investime, me mure të degraduara, pa infastrukturë, me bodrume që sa herë bie shi janë nën pushtetin e ujit, me ëc pa asnjë kusht higjene, pa ngrohje, pa bazë materiale për nxënësit dhe mësuesit. Shkurt dhe qartë, në Elbasan është goditur shkolla elitë e arsimit!”./egnatia news