Ushtria ukrainase nisi një kundërsulm kundër forcave ruse për të mbrojtur kryeqytetin e Kievit, tha transmetuesi publik ukrainas Suspline duke cituar një këshilltar të ministrit të Brendshëm.

“Nata ishte mjaft e vështirë, por në përgjithësi mund të themi se ushtria ukrainase kundërsulmoi pranë Kievit”, citohet të ketë thënë Vadym Denysenko.“Ne rreshtuam pesë tanke. Në mëngjes u dëgjuan beteja artilerie në Kiev në periferi perëndimore. Tani ka beteja. Nuk ka ende informacion të mëtejshëm të detajuar,” shtoi ai./abcnews.al/