Ndjenja e lodhjes ekstreme ose kronike mund të nënkuptojë se diçka po ndodh me imunitetin e trupit tonë, paralajmërojnë mjekët. Kur sistemi ynë imunitar është në gjendje të mirë, funksionet e tjera të trupit funksionojnë ashtu siç duhet. Mirëpo, nëse sistemi imunitar nuk funksionon siç duhet, domethënë nëse imuniteti ynë dobësohet, ai ndikon pothuajse në të gjitha funksionet e trupit.

Simptoma të tjera që mund të tregojnë imunitet të dobësuar përfshijnë:

▪ duar apo këmbë të ftohta
▪ temperaturë e thatë, dukshëm e ngritur
▪ dhimbje koke
▪ skuqje
▪ dhimbje të kyçeve dhe muskujve
▪ rënia e flokëve
▪ ndjeshmëria ndaj diellit
▪ probleme me gëlltitjen
▪ humbje e pashpjegueshme e peshës ose shtim në peshë
▪ verdhëza
▪ mpirje në krahë dhe këmbë.