Pas mbledhjes së organizuar nga Këshilli Kombëtar i PD ku edhe u miratuan ndryshime e reja, PD i është drejtuar Kuvendit me një shkresë zyrtare ku edhe ka njoftuar për vendimet e marra.

‘Pas vendimeve të Kryesisë së Partisë dhe këshillit Kombëtar të PD, në përputhje me statutin dhe Rregulloren e brendshme të Grupit Parlamentar, në përputhje me nenet 15 e vijues të Rregullores së Kuvendit, ju njoftojmë se në mbledhjen e Grupit Parlamentar të datës 15.01.2022, kryetari i Grupit Parlamentar është zgjedhur Enkelejd Alibeaj, shkruhet në njoftimin e PD.

1
200ccd6e 7d86 4015 8d74 80225df89072

402dcecd 95ad 4524 A89d B1e56f1de20d
01252701 A0ae 4ba2 83b5 F65c45ce6574

Kujtojmë se në mbledhjen e realizuar, kreu i PD Lulzim Basha largoi nga postet drejtuese mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha

Propozimet e Kreut të PD, Lulzim Basha këshillin Kombëtar, për komisionet parlamentare dhe Byronë e Kuvendit, emrat që vijnë e ikin:

Kryetar i Komisionit të Shëndetësisë: Grida Duma  – zëvendëson Albana Vokshin, e përjashtuar nga Partia Demokratike me vendim të kryesisë së PD.

Kryetar i Komisionit të Arsimit: Flutura Açka  –  zëvendëson Agron Gjekmarkaj, i cili u miratua në postin e nënkryetarit të PD.

Nënkryetar i Komisionit të Ligjeve: Dhurata Çupi  –  zëvendëson Oerd Bylykbashin i pezulluar me vendim të kryesisë së PD.

Sekretariati për Buxhetin: Xhelal Mziu (sekretar) –  zëvendëson  Belind Këlliçi i pezulluar me vendim të kryesisë së PD.

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën: Bledion Nallbati (anëtar) -Enkelejd Alibeaj, i cili merr postin e kreut të grupit parlamentar në vend të Alfred Rushajt.

Sekretariati për Statusin e Deputetit: Dashnor Sula (sekretar), – zëvendëson Grida Dumën, e cila u u propozua si kryetare e komisionit të shëndetësisë.

Sekretariati për Kërkimin Parlamentar, Bibliotekën dhe Botimet: Lindita Metaliaj (anëtar) – zëvendëson Dhurata Çupin që bëhet nënkryetare e komisionit të ligjeve.