Nga Erion Murataj

E hidhur për këdo jeton rrugicat, rrugët dhe lagjet e Elbasanit kur shigjetohet si qytetar i një vendi bandash.
Por meqë u desh një nga viktimat politike të fliste që të merrte zemër “don” opozita po i them dy fjalë. Të akuzosh “don” mazhorancën dhe Tao krudon nuk është lajm.
Po turp nuk iu vjen që Ardianin që ju ka mbështetur për vite me rradhë e përdoret duke e lançuar dhe si kriminel siç keni lançuar dhe të tjerë djem të atij qyteti që për lëmoshë politike janë në hasmëri sot.
Po pse o të pander ky është morali politik që keni?
Edhe i përdorni edhe i lançoni e i vini damkën me vulë politike.
Po Elbasani ka banda siç ka gjithë Shqipëria!
Bandat jeni ju që keni qeverisur dhe gatuar një orgji pa nder që porosit natën e të qan diten.
Ju që përdorni flamurin dhe hurin për viktimat perfekte.
Ju që nevojën për ndihmë e ktheni në hasmëri për të tretë.
Po mirë e bëni veçse ruhuni se mos kthjellohen ata djem fatkeq një ditë që i përdorni për pazaret tuaja politike se pastaj stërvitjen për shënjester hasmerie që u kalitet do ta gjeni mbi shpinë.
Taulant Balla dhe Gaz “bardhoshja” apo ndonjë bardhoshe e pluhrosur tjetër mavi a blu janë tutorët .
Pjesa tjetër janë antarët me kollare të bandave për pushtet.
Lani gojen për të tjerët, janë viktima që nga padija u futën në spiralen e një loje që ju e quajtët Elbasani qytet i bandave .