Këngëtari i njohur Renis Gjoka është treguar gjithnjë i rezervuar për jetën e tij private dhe detajet mund t’i lëshojë vetëm me pikatore. Ai është prej 15 vitesh i dashuruar më Jonën, me të cilën ka një vajzë që quhet Aura.

Renisi ishte mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Soiree”, për të folur rreth koncertit që do të sjellë me 18 qershor “Rock the dictator” dhe nuk e kurseu një përshëndetje të ngrohtë për partneren. 

“Falenderoj publikisht Jonën, shoqen time e cila vërtet ka bërë gjysmën e punës dhe e dua shumë”, u shpreh ai.

Renisi madje këndoi edhe këngën “Dashuria ime ti”, e cila është një dedikim për Jonën.