Pentagoni njoftoi 150 milionë dollarë ndihmë shtesë ushtarake për Ukrainën, vetëm disa ditë para takimit të pritshëm midis presidentit të SHBA, Joe Biden dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin në Gjenevë.

Takimi do të zhvillohet në orët e fundit të udhëtimit të parë të Biden si president, gjatë së cilës ai gjithashtu ka marrë pjesë në një samit të Grupit të Shtatë në Cornwall, Angli. Ndërkohë, për shkak të shkallëzimit të situatës në rajonet kufitare të Ukraninës Lindore, Rusia ka kërcënuar me ndërhyrje ushtarake për të mbrojtur qytetarët e saj

SHBA kanë ofruar për Ukrainën radarë të zbulimit të artilerisë, sisteme të zbulimit të dronëve dhe pajisje komunikimi.

Sipas Pentagonit, ndihma ushtarake përfshin gjithashtu trajnimin, pajisjen dhe këshillimin e forcave ukrainase për sigurinë e kufijve të vendit.

Paketa prej 150 milionë dollarësh janë fondet e mbetura të miratuara nga Kongresi amerikan për ndihmë ndaj Ukrainës në vitin aktual fiskal që përfundon më 30 shtator.

Sipas qeverisë amerikane, shuma totale e mbështetjes ushtarake për Ukrainën që nga viti 2014 është më shumë se 2,5 miliardë dollarë. 

Gjithsesi, Kriza Rusi-Ukrainë që filloi në vitin 2014 është ngritur në axhendën globale pasi 4 ushtarë ukrainas humbën jetën në rajonin Donbas nga forcat ruse.