E shpallur në kërkim dhe e dënuar me 7 vite burgim, 55-vjeçarja është ndaluar nga Policia Kufitare Kapshticë. Për shtetasen, banuese në Patos është lënë në fuqi vendimi  Gjykatës së Fierit me 7 vjet burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi për prostitucion”.

5 shtetas të tjerë po procedohen në gjendje të lirë për vepra të ndryshme penale.

E.L., 24 vjeç dhe E. L., 25 vjeç, vëllezër, të dy banues në fshatin Grunjas, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë kanosur dhe kanë goditur me grushte, një 52-vjeçar.

Procedohet në gjendje të lirë shtetasi E. K., 61 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 7, u kap duke kryer këmbim valutor, pa licencën përkatëse. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. K. iu gjetën shuma të konsiderueshme parash, të valutave të ndryshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Procedohen në gjendje të lirë shtetasit F. D., 42 vjeç, banues në fshatin Lozhan, Maliq dhe Xh. M., 25 vjeç, banues në Korçë, pasi u kapën respektivisht në vendin të quajtur “Tyrbja e Gocës”, Maliq dhe në fshatin Pulahë, Korçë, duke transportuar me automjete, sasi drush për zjarr, të prerë në mënyrë të kundërligjshme.

Njoftimi i policisë:

Qarku Korçë/Ndalohet një shtetase dhe procedohen në gjendje të lirë 5 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

✅E dënuar me 7 vjet burgim, për shfrytëzim për prostitucion, në rrethana rënduese, ndalohet në PKK Kapshticë, 55-vjeçarja e shpallur në kërkim.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim Fëllëzë Saliaj, 55 vjeçe, banuese në Patos.

Gjykata e Apelit e Vlorës ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Fierit për dënimin e kësaj shtetaseje, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi për prostitucion”, në rrethana rënduese. Në vitin 2005, shtetasja Fëllëzë Saliaj ka shfrytëzuar për prostitucion, një shtetase tjetër.

Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. L., 24 vjeç dhe E. L., 25 vjeç, vëllezër, të dy banues në fshatin Grunjas, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë kanosur dhe kanë goditur me grushte, një 52-vjeçar.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. K., 61 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 7, u kap duke kryer këmbim valutor, pa licencën përkatëse. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. K. iu gjetën shuma të konsiderueshme parash, të valutave të ndryshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

-Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të komisariateve të Policisë Maliq dhe Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. D., 42 vjeç, banues në fshatin Lozhan, Maliq dhe Xh. M., 25 vjeç, banues në Korçë, pasi u kapën respektivisht në vendin të quajtur “Tyrbja e Gocës”, Maliq dhe në fshatin Pulahë, Korçë, duke transportuar me automjete, sasi drush për zjarr, të prerë në mënyrë të kundërligjshme. Sasitë e druve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.