Joaquin Phoenix, ka pësuar një tjetër transformim drastik fizik, për shkak të një roli të ri. Aktori u fotografua gjatë xhirimeve në Kanada për filmin e ri “Disappointment Blvd”,

Phoenix, shihet në foto me flokë të thinjur dhe shumë herë më i shëndoshë në krahasim me rolin e tij të fundit Joker, për të cilin humbi më shumë se 23 kilogramë.

Ende nuk dihen shumë detaje për filmin me regji të Ari Aster, por “IMDB” e përshkruan si një portret të një prej sipërmarrësve më të suksesshëm të të gjitha kohërave.

Përkrah Phoenix do të luajnë Parker Posey, Amy Ryan, Michael Gandolfini, Zoe Lister-Jones, Stephen McKinley Henderson, Patti LuPone dhe Nathan Lane.

Nuk është hera e parë që aktori transformohet fizikisht për një rol. Ai tregoi në vitin 2019-të se për të ndryshuar plotësisht për filmin Joker, nisi të kërkonte mbi efektet anësore të ilaçeve tek pacientët.

fax