Kryeministri Edi Rama së bashkua me ministra dhe deputetë socialist, ditën e sotme kanë qenë në Divjakë, ku ka nisur ndërtimi i Parkut fotovoltaik i Karavastasë.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se me nisjes e punës ka marrë fund edhe tension i Erion Braçes, të cilin e vlerësoi për ndhmën që ka dhënë. Ndërkohë do të vijojnë investimet për një tjetër park në zonën e Spitallës.

Sipas Ramës Parku fotovoltaik i Karavastasë do të jetë parku më i madh i energjisë diellore në rajon, me kapacitet 140 MGW në një sipërfaqe 120 hektarë.

“Pas një pune të gjatë parapërgatitore për të hyrë në fazën përfundimtare që është e ndërtimit të parkut më të madh me energji diellore në rajonin e Ballkanit dhe më vjen shumë mirë që për rastësi, dje kam qenë së bashku me presidentin e Francës në Madrid dhe kemi folur për angazhimin e Voltalias në Shqipëri, edhe për vijimin e investimeve me parkun tjetër në zonën e Spitallës, i cili është në fazën përgatitore.

 Më vjen mirë që këtu mbaron gjithë tensioni i Erion Braçes për realizimin e kësaj vepre dhe hyjmë në fazën e marrjes frymë të lehtësuar. Erioni meriton të gjithë respektin dhe falenderimet për këmbënguljen dhe për ndihmën që ka dhënë me autoritetet vendore për ta lehtësuar këtë proces”, tha Rama.