Federata Gjermane e Futbollit njoftoi këtë të mërkurë se portieri Manuel Neuer dhe mesfushori Leon Goretzka, janë larguar nga grumbullimi i ekipit pasi rezultuan pozitivë me Covid-19 dhe u izoluan menjëherë.
Ata nuk do të luajnë në Ligën e Kombeve të premten kundër Hungarisë në “Red Bull Arena” në Leipzig dhe të hënën në “Wembley” kundër Anglisë.
Largimi i Neuer nga grumbullimi i lë vendin e startuesit portierit të Barcelonës, Marc ter Stegen, i cili ishte në stol për shumë vite.
Kevin Trapp tani duhet të presë në stol për të pasur një mundësi në njërën na ndeshjet.
Hansi Flick ka ftuar tashmë Oliver Baumannin, portierin 32-vjeçar të Hoffenheim, për të plotësuar listën e portierëve.
Ndërsa për të zëvendësuar mungesën e Goretzkas, u ftua Maximilian Arnold i Wolfsburg.