Luigi Soreca vjen me një intervistë ndryshe, ketë herë e fundit si ambasador i BE në Tiranë.

Në një rrëfim për gazetarin e ‘News24’ Osman Stafa, Soreca ka treguar të gjithë rrugëtimin e tij prej diplomati në këto 4 vite të qëndrimit të tij në Tiranë, ndërsa Shqipërinë e konsideron si ‘shtëpinë e dytë’.

Z. Ambasador, kjo do te jete intervista e fundit juaja ne Shqiperi, si ambasador, si do ta kujtoni Shqiperine?
Ambasadori: Shumë faleminderit që më ftove, Osman. Jam i lumtur që po më interviston ti në fund. Jemi takuar gjithë këto vite së bashku dhe jam shumë i lumtur që po të jap këtë intervistë. Rrugëtimi në Shqipëri këto katër vite ka qenë i pasur me përvoja për mua si zyrtar i lartë i BE-së, por edhe si njeri. Unë e konsideroj Shqipërinë shtëpinë time të dytë tani. Ju mund ta dini se unë shpesh them se jam napolitan në Itali, jam italian në Bashkimin Evropian dhe jam evropian në botë. Guxoj të mendoj se tani do të më lejoni si shqiptarë të mendoj se si evropian ndihem edhe paksa shqiptar në fund të këtij rrugëtimi katër vjeçar në Shqipëri.