Një 51 vjeçar nga Tirana ka rënë në prangat e policisë për ngacmim seksual. Mësohet se 51 vjeçari dyshohet se ka ngacmuar një të mitur si dhe ka dëmtuar disa pajisje në biznesin e babait të saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan me iniciativë shtetasin 51 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur, si dhe ka dëmtuar disa pajisje në biznesin e babait të saj.”, njofton policia./abcnews.al