Një ngjarje e pazakontë është shënuar në Austri. Mediat vendase bëjnë me dije, se një 29-vjeçar, ka vrarë me thikë një kalimtar, në mënyrë që të futej në burg.

Këtë dëshmi ai e ka bërë para hetuesve, ku dhe i ka treguar se ndihej i pakënaqur nga jeta që bënte aktualisht.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin Kufstein, në afërsi me kufirin gjerman, ndërsa identiteti i burrit nuk është bërë i ditur. “Nuk kishte asnjë shans që viktima të mund të mbijetonte,” tha policia në një deklaratë.

fax web