Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë, ku gruaja e ka mbajtur disa ditë të pajetë burrin e saj në banesë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 1 Maji në Vlorë, ku Valentina Prenga ka mbajtur të vdekur në banesë burrin e saj Llazar Prenga.

Dyshohet se Prenga ka probleme me shëndetin mendor, ndërkohë që mëngjesin e sotëm kur Policia kishte shkuar në banesën e saj, ajo nuk ua kishte hapur derën.

Është dashur ndërhyrja me forcë e Policisë, që të konstatohej trupi i pajetë i kryefamiljarit.

Nuk dihet ende nëse vdekja e Llazar Prengës ka qenë natyrale, ndërkohë që hetimet për ngjarjen e rëndë janë duke vijuar nga ana e grupit hetimor që ka mbërritur pranë banesës.