Sigurimi I saj kushton shtrenjt për xhepat e tyre

I ftohti polar vijon të jetë prezent në vendin tonë. Ngricat kanë mbërthyer disa zona në vend, nga veriu në jug. Si pasojë e ndikimit të të ftohtit polar në vend, temperaturat kanë arritur deri në -7°C. Në këto ditë të acarta dimri, kryefjala e ditës për të gjithë familjet shqiptare është ngrohja, sigurimi I saj dhe përballimi I kostove të nevojshme.

 Alterantivat janë të ndryshme por përfundimi duket se është I nëjtë për pjesën më të madhe të qytetarëve, faturat janë shumë të larta për cilëndo mënyrë. Qytetarët thonë se harxhojnë shumë për ngrohje, ata që përdorin energjinë elektrike ankohën pasi nuk përballojnë dot faturat.

 Ata që e sigurojnë përmes gazit ankohen për rritjen e çmimit të tij. Edhe drutë e zjarrit janë shumë të shtrenjta për tu blerë ndaj një pjesë si zgjidhje të vetme gjejnë badaniet.

Më në vështirësi për të kaluar dimrin janë pensionistët dhe shtresat në nevojë, pasi nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të blerë dru zjarri apo per te paguar faturat .