Meta tha se i ka dërguar një letër Komisionerit Zgjedhor për të marrë informacion mbi bashkitë që nuk kanë kryetar në mënyrë që të vijohet më pas me procedurat që ndjekin për zgjedhjen e krerëve të tyre.

Në këtë mënyrë, Meta është duke shkuar drejt shpalljes së datës së zgjedhjeve të pjesshme lokale. Më herët, ai kishte deklaruar se vetë kryedemokrati Lulzim Basha i kishte kërkuar shtyrjen e datës së zgjedhjeve lokale për shkak të zhvillimeve të brendshme në PD.

Meta tha se nuk ka nevojë të konsultohet me askënd pasi këto janë zgjedhje lokale dhe jo të përgjithshme.

“Zgjedhjet duhej të ishin bërë më herët, jemi shumë vonë”, tha Meta.