Ka nisur supersfida Roma-Feyenoord. Dy skuadrat do të ndeshen për finalen e Conference League dhe fituesi do të çojë në shtëpi kupën. Kjo finale është historike pasi është hera e parë që zhvillohet dhe për më tepër sfida luhet në Tiranë, në stadiumin “Air Albania”.

Përpara nisjes së sfidës, u zhvillua ceremonia zyrtare. Legjenda e Shqipërisë dhe ambasadori i kësaj finaleje, Lorik Cana, dorëzoi në fushë trofeun e shumëkërkuar nga dy skuadrat.

ROMA: Rui Patrício; Mancini, Smalling, Ibañez; Karsdorp, Cristante, Mkhitaryan, Pellegrini, Zalewski, Zaniolo, Abraham | Trajner: Jose Mourinho

FEYENOORD: Bijlow, Geertruida, Trauner, Senesi, Malacia; Aursnes, Til, Nelson, Kökçü; Sinisterra, Dessers | Trajner: Arne Slot

ARBITËR: István Kovács | Asistentë: Vasile Marinescu dhe Ovidiu Artene

‘0 – Nis supersfida. Të parët që luajnë topin janë lojtarët e Feyenoord.