Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur dy klientë të një restoranti që shërben ushqim të shpejtë – fillojnë ta godasin pamëshirshëm një klient tjetër, madje e godasin edhe me mjete të ndryshme të forta.

Gjithçka ndodhi në New York, e situata u përshkallëzua kur palët filluan të grinden se cili ishte në radhë.

I riu 24-vjeçar ishte brenda lokalit, kur një grua filloi të grindet me të për shkak të radhës së cili do të duhej të merrte i pari porosinë.

Situata u tensionua me shumë kur në ndihmë gruas i doli një burrë, i cili në mënyrë krejtësisht të befasishme filloi ta godasë të riun.

Për ta qetësuar situatën ndërhynë punonjësit e lokalit – por pa ndonjë sukses.

Në anën tjetër policia ka publikuar pamjet duke kërkuar ndihmën e qytetarëve në identifikimin e sulmuesve.