Ditën e sotme, 1 shtator hyn në fuqi ora e re policore.

Nga 00:00-06:00 që ishte, ora policore do të jetë 23:00-06:00. Ky vendim u mor në mbledhjen e Komitetit të Ekspertëve më 30 gusht.

Komiteti vendosi ashpërsimin e masave të reja anti-covid për shkak të rritjes së infektimeve dhe shtrimeve në spitale.

Ditën e djeshme, 31 gusht në vendin tonë u regjistruan 3 viktima dhe 1054 raste të reja nga Covid-19.