Biznesmeni kontravers serbo-boshnjak Damir Fazlliç është fotografuar në rrugët e Tiranës, një ditë para samitit të Bashkimit Europian dhe protestës së Partisë Demokratike.

Fazlliç, i cili njihet për lidhjet e tij me qeverinë Berisha, është parë i shoqëruar nga një vajzë e njohur, modele me emrin Vera Vuksanoviç.

Është e paqartë se për çfarë ka ardhur Fazlliç në Tiranë. Kujtojmë se Fazlliç është një nga emrat që përmendet nga raportet e Britanisë së Madhe si lidhja korruptive e Sali Berishës, që çoi në shpalljen e tij non-grata.

Mbi Fazlliç, mediat kanë lëshuar ndër vite një lumë akuzash duke e akuzuar nga aferat korruptive, te rrëmbimet madje edhe përfshirja në spiunazh.