Disa vende po luftojnë me flakët këtë sezon veror ku ka pasur edhe viktima. Mes këtyre vendeve është edhe Shqipëria.

Por një tjetër shtet që po vuan pasoja të mëdha është edhe Algjeria. Të paktën 65 persona kanë humbur jetën si pasojë e zjarreve të forta që kanë prekur rajonin malor në lindje të kryeqytetit.
28 prej viktimave janë punonjës të zjarrfikëses. Nga ana tjetër ai theksoi se ata i kanë shpëtuar jetën 110 personave përfshirë dhe fëmijë. Numërohen më shumë se 70 vatra zjarri që kanë shpërthyer në 14 rajone të vendit. Nga ana tjetër raportohet se janë arrestuar edhe tre zjarrvënës të qëllimshëm në Medea.

Rajoni malor Kabyle, 100 km në lindje të kryeqytetit Algjer, përbëhet nga fshatra të cilët po hasin në vështirësi të shumta për shkak të rritjes së temperaturave dhe ujit të kufizuar. Disa fshatarë po ikin, ndërsa të tjerët u përpoqën t’i shuanin flakët vetë duke përdorur kova, degë dhe mjete primitive, pasi në rajon nuk ka avionë që të hedhin ujë.