Noizy dhe Dhurata Dora kanë konfirmuar duetin e shumëpritur. Dyshja e artistëve shtuan dyshimet se po punojnë për xhirimin e klipit të këngës që kanë paralajmëruar prej kohësh, nëpërmjet disa fotove teksa kishin pozuar në një ambient të njëjtë.

Noizy ka publikuar një fotgorafi me Dhuratën krahas së cilës ka shkruar: Vajzë je e këndshme si një engjëll.”. Dhe Dora postoi të njëjtën foto me reperin. Përflitej prej dy vitesh për një duet mes tyre por vetem pak muaj më parë Noizy pranoi se do të sillnin një këngë.

Ky është dueti i dytë për këtë verë për Dhurata Dorën pas “Only You” me Maitre Gims. /abcnews.al