Elbasani duket se është dhe një ndër bashkitë ku gara duket e nxehtë për drejtimin e bashkisë.

Pas incidentit që u raportuar pak më parë në gjimnazin “Dhaskal Todri”, ku komisionerët kërkuan ndërhyrjen e policisë, pasi pretendonin se deputeti i Foltores, njëkohësisht dhe mbështetësi i kandidatit për kryebashkiak të koalicionit Bashkë Fitojmë po ushtronte presion.

Ndër të tjera gazetarja e ABC News, thekson se pas “Dhaskal Todri”, Noka është parë në ambientet e qendrës së votimit të ngritur në universitetin Aleksandër Xhuvani.

Ndër të tjera komisionerët kanë theksuar se po ashtu në shkollën Jeronin De Rada në kundërshtim me ligjin është parë në ambientet e qendrës së votimit kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë Luçiano Boçi.

Previous article“Presion i paparë, po i marrin njerëzit nga rruga”, akuza nga komisionerët e opozitës në Kamëz: Terror ndaj votuesve në korridorin e shkollës
Next articleSa është përqindja e votuesve deri në orën 13:00 në të gjithë vendin