FaxNews ka mundur të sigurojë pamjet e shoqërimit me forcë të një të riu në zonën e ‘Komunës së Parisit’ në kryeqytet. Siç shihet dhe në video i riu me kapele tenton të hyjë me forcë në ambientet e një dyqani, ku dyshohet se ndodhet e dashura e tij, teksa efektivët policorë e marrin me forcë dhe e shoqërojnë në komisariat.

Burime bëjnë me dije se një telefonatë është bërë në numrin e policisë nga një vajzë ende e paidentifikuar ku ka kallëzuar një djalë për të cilin burime paraprake jo zyrtare bëjnë me dije është i dashuri i saj. Ndaj vajzës nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa paraprakisht as ajo nuk ka dhënë një deponim të tillë.

Vajza po merret në pyetje në komisariat, ndërsa djali është vënë në pranga deri në sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe arsyes pse e ka kallëzuar të dashurin.

fax