Pantallonat e shkurtra nuk mund të kombinohen me çdo gjë. Nëse mendonit ndryshe, ka ardhur koha që të lexoni 5 modelet e këpucëve që nuk duhet t’i kombinoni me to.

1.Nuk mund të vishni pantallona të shkurtra me taka të larta ortopedike. Sa më të shkurtra pantallonat, aq më të vogla duhet të jenë edhe takat.

2.Shmangini takat e holla e të larta me pantallonat e shkurtra. Rezultati do të jetë disi kontrovers, sepse takat e larta e të holla janë zgjidhje për daljet natën, ndërsa pantallonat e shkurtra janë më “casual”.

3.Këpucët me majë dhe me takë nuk janë zgjedhja e duhur. Në vend të tyre zgjidhni këpucë ose sandale me takë mesatare.

4.Atletet me qafë do t’i bëjnë këmbët tuaja të duken më të shkurtra, ndaj në vend të tyre zgjidhni balerina të sheshta, sandale ose çizme deri te kyçi.

5,Shapkat me një gisht më mirë jo. Në vend të tyre zgjidhni shapkat me një rrip të trashë përpara.

icon style