Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Kavajë, ku një makinë ka përfunduar në kanal dhe si pasojë ka ndërruar jetë një shtetase 33-vjeçare.

Makina e cila kishte përfunduar në kanal në një fshat në Kavajë është nxjerrë nga një vinç, ku brenda saj ka qënë shofere një femër.

Sipas burimeve ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën e varrezave Kavajë, ku një automjet tip ‘Golf’ me targa AA 045 SJ ka rënë brenda në një kanal dhe si pasojë ka ndërruar jetë një vajze rreth 33 vjeç.