Diskutimet në Kuvend për koncesionin e Butrintit kanë sjell përplasje mes kryeministri Edi Rama dhe deputetëve të Partisë Demokratike.

Nga foltorja e Kuvendit, Rama hodhi akuza ndaj qeverisjes së PD-së që siç thotë ai, bënë disko në kalanë e Lezhës. Kryeministri duke iu drejtuar deputetëve përsëriti edhe njëherë se po i shkojnë pas të vdekurit, duke iu referuar Sali Berishës.

Sot që flasim është çështja në Gjykatën e Lartë për diskot në kalanë  e Lezhës.  Ju jeni fundi, jeni kumi te bova. S’keni lidhje çare e çfarë flisni. Jeni komplet out dhe nuk mbani përgjegjësi për atë që thoni., dini vetëm të silleni. Ju keni dhënë leje për benzinata në parqe natyrore. Lind gjenerata tjetër, sa i vjen goja e infektuar me virusin e budallallëkut. Ju vazhdoni jeni në rregull, puna juaj, fatkeqësi e madhe për të gjithë jetimët qëkeni lënë rrugëve. I keni bërë mish për top. Një i vdekur që e dini të gjallë, ca të gjallë se janë më të vdekur dhe na tregoni ju si bëhet parku i Butrintit, o vdeksha unë për ju”, tha Rama.