Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar pas deklaratës së presidentit rus në telefonatë me kancelarin gjerman, duke thënë se nuk ka mercenarë shqiptarë në Ukrainë dhe se kjo është një gënjeshtër e përsëritur e Moskës.

Xhaçka tha përmes një postimi në rrjetet sociale se Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe do të vazhdojë të punojë me të gjithë aleatët dhe partnerët për të ndihmuar në përfundimin e agresionit.

Postimi i Xhaçkës:

Nuk ka mercenarë shqiptarë në Ukrainë! Kjo është një gënjeshtër që Moska vazhdon ta përsërisë pa turp! Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe do të vazhdojë të punojë me të gjithë aleatët dhe partnerët për të ndihmuar në përfundimin e agresionit të paprovokuar të Rusisë ndaj popullit të Ukrainës. Zoti i bekoftë ata ❤️