Duke shfrytëzuar famën e krijuar OnlyFans ka vendosur të publikojë një aplikacion të ri me përmbajtje të filtruara që mund të shkarkohet në iOS dhe Android të quajtur OFTV.

Sipas një raportimi nga Bloomberg, aplikacioni ka qenë gati që në muajin janar, mirëpo OnlyFans ka filluar tani me reklamimin e tij. Ky zhvillim bën pjesë në planin e kompanisë për t’u larguar nga përmbajtjet për të rritur dhe për t’u shndërruar në një platformë neutrale si Patreon, ku muzikantët dhe krijuesit kanë mundësinë të monetizojnë lidhjen e tyre me fansat.

“OFTV ofron një rrugë tepër të përshtatshme për të gjithë fansat për të shikuar përmbajtje nga krijuesit e tyre të preferuar. Nuk ka asnjë përmbajtje +18 në OFTV.” tha CEO i OnlyFans, Tim Stokely.

Bloomberg raporton se në aplikacion gjenden më shumë se 800 video, ku përfshihen dhe disa seri nga “Unlocked” me praninë e Bella Thorne dhe Mia Khalifa. Përmbajtje të tjera që mund të gjenden në këtë aplikacion janë ato mbi kërcimin, gatimin, meditimin, surfing e shumë të tjera.