Një 33-vjeçare ka përjetuar orë tmerri dhe paniku sot në Mat, pasi është mbajtur peng nga një burrë 15 vite më i madh se ajo, në makinën e tij.

Policia bën me dije se ka arrestuar 48-vjeçarin Davide Myzyri.

Nuk dihet asgjë rreth motivit të pengmarrjes, teksa policia tha se burri tani do akuzohet për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. M., 48 vjeç, banues në Klos, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, pasi ka mbajtur për disa orë në makinën e tij, një 33-vjeçare, pa dëshirën e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.

panorama