Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, tashmë njihet si një personazh pa komplekse.

Ajo shpesh ka ndarë në InstaStory fotografi e video pa filtra, në dallim nga një pjese e madhe e artisteve tjera. Bebe ka pranuar se nuk e ka problem të shfaqet edhe pa makijazh dhe kjo është një nga arsyet se përse nuk është kritikuar asnjëherë për përdorimin e ‘photoshop-it’.
Mbrëmë, biondja ka vendosur të postojë një foto të rrallë në Instagram ku ka pozuar tërësisht pa makiazh e pa filtra.