Ukraina për të gjashtën ditë me radhë po përballet me sulmin agresiv të Rusisë.

Mediat e huaja kanë publikuar imazhe nga bodrumi i një spitali në Kiev që është shndërruar në vendstrehimin e fëmijëve të sëmurë me kancer.

Nga fotot shikohet stafi mjekësor dhe pacientët e vegjël të cilët qëndrojnë në bodrumin e spitalit për të shpëtuar nga bombat e sulmeve ruse. /abcnews.al