Një zjarr ka përfshirë ashensorin e një pallati në zonën e Kthesës së Kamzës në Tiranë, në katin e shtatë të godinës.

Burime nga zjarrfikësja e Tiranës, i thanë Fax Neës se 3 ekipe të zjarrfikëses kanë mbërritur në vendndgjarje e pas evakuimit të banorëve kanë neutralizuar flakët. Momentalisht po punohet për freskimin e ambienteve të pallatit, ndërsa zjarri është shuar dhe rreziku ka kaluar.

Dyshohet se ashensori ka marrë flakë për shkak të temperaturës së lartë si edhe mbingarkesës.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:50 të ditës, tek kthesa e Kamzës, si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në një ashensor, në katin e 7-të, të një pallati, ku ka vetëm dëme materiale.

Sherbimet e Policisë dhe Forcat Zjarrfikse ka bërë menjeherë evakuimin e banorëve dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.