Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se orët me diell do të mbizotërojnë edhe për ditën e mërkurë në vendin tonë.

Vranësirat parashikohen të jenë të pakta dhe kalimtare përgjatë relieveve malore.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, shoqëruar me një valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:    

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër21/37diell
Kukës21/35diell re
Lezhë21/35diell
Dibër18/36diell re
Durrës22/36diell
Tiranë23/37diell
Elbasan22/37diell re
Berat17/38diell
Vlorë20/36diell
Korçë17/32diell re
Gjirokastër17/37diell
Sarandë20/35diell