Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë në ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura.

Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët në  pjesën jugore dhe verilindore, lokalisht reshje shiu  në formën e shtrëngatave afatshkurtëra.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje  me shpejtësi mesatare 1 deri 7 m/sek, hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 10m/sek, shoqëruar me valëzim të forcës 1 deri në 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:  

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër17/30diell re
Kukës11/25diell re shi
Lezhë20/28diell re
Dibër11/26diell re
Durrës16/28diell re
Tiranë19/30diell re
Elbasan15/29diell re
Berat14/31diell re
Vlorë17/29diell re shi
Korçë11/21diell re shi
Gjirokastër11/29diell re
Sarandë14/29diell re shi