Teksa vetëm pak minuta na ndajnë nga fillimi i përballjës së raundit të parë kualifikues të UEFA Champions League, mes “demave të kuq” të Partizani dhe BATE Borisov, “të kuqtë” kanë zbritur në fushë për të bërë nxemjen përpara sfidës.
ADVERTISING
Djemtë e teknikut Zekic duken tejet të karikuar për këtë përballje dhe me hyrjen e tyre në fushë u “karikuan” edhe tifozët të cilët filluan menjëherë duke thërritur në kor, “Parizani, Partizani, Partizani”, duke motivuar kështu edhe më shumë skuadrën e tyre. /i.m /abcnews.al