Këtë të hënë nis dhe viti akademik2021-2022, ku ndryshe nga një vit më parë studentët do të jenë fizikisht në auditorë me kusht vaksinimin.

Të gjithë studentët dhe stafi akademik dhe administrativ i universitetit për tu futur në auditorë duhet që të paraqesin certifikatën e vaksinës ose një vërtetim që kanë kryer të paktën një dozë, ose duke paraqitur një test PCR negativ, në rast të kundërt ato nuk do të lejohen në fakultet.

Të dielën Rektori i Universitetit të Tiranës u bëri apel studentëve të vaksinohen në pikat të ngritura të vaksinimit pranë Universitetit të Tiranës. Sipas Artan Hoxhës  studentët dhe stafi duhet të jenë të përgjegjshëm për masat mbrojtëse kundër COVID.

https://youtube.com/watch?v=6NFwHS6uKlM%3Ffeature%3Doembed

Ishte parashikuar që viti i ri akademik të niste më 11 tetor, por me kërkesë të Konferencës së Rektorëve, u përcaktua data 18 tetor, dhe kjo me qëllim vaksinimin masiv të studentëve.

Gjithashtu ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi një ditë më parë ka uruar studentët dhe stafin akademik për këtë fillim vit dhe ka bërë thirrje të gjithë të vaksinohen anti Covid. e.su./abcnews.al